Besa Kokëdhima feston ditëlindjen, Elvana nuk e harron miken

Besa Kokëdhima ka festuar sot ditëlindjen e saj të 31-të. Urimet nuk kanë munguar në këtë ditë të veçantë nga miqtë dhe të afërmit e saj.

Por Elvana Gjata, një prej mikeshave të saj të ngushta, edhe pse larg, nuk mund të mungonte me praninë e saj në një ditë si kjo, madje ia ka uruar në mënyrë shumë origjinale ditën speciale Besës.

Në një video të postuar në Instagramin e saj, Besa bashkë me tufën e luleve dhe fustanin po ashtu plot lule, ka falënderuar Elvanën për urimet e ëmbla që i ka dërguar. Beba, emri me të cilin mikeshat i flasin njëra-tjetrën me përkëdheli, nuk ka harruar as këtë vit tufën e luleve dhe urimet për mikeshën e ngushtë.

Thank you beba ???@elvanagjataaaa Love u so ?? Thank you all for the kind wishes ????

A post shared by BESA ? (@besaofficial) on