Berlusconi dërgohet me urgjencë në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është dërguar me urgjencë në spital gjatë paradites së sotme, e martë.
Ai u dërgua në spitalin ‘San Raffaele’ të Milanos, ku mbërriti me ambulancë.
Shkak për gjendjen e rënduar dhe dërgimin në spital, është bërë një gur në veshkë, i cili i ka shkaktuar kriza të padurueshme.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku thuhet se, “Pas kurimit, ka ndërmend të vijojë aktivitetin e tij politik”.
Ndërkohë, 82-vjeçari në orët e para të pasdites së sotme, u pa duke dalë nga spitali, teksa mbështetej pas shoqëruesve të tij, siç mund të shihni në fotografitë që publikon noa.al.
Mësohet se ish-kryeministri vuan nga probleme kronike prej veshkave.