Berisha: CEZ-it iu falën 800 milionë

Në fjalën e tij në Parlament, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se, “rasti i CEZ është superafera korruptive që i ka kushtuar secilit 1.200 euro, pa llogaritur këtu ndryshimin e çmimit të energjisë dhe gjobat”.“CEZ-it, sipas dokumentave të pakundërshtueshme, iu falën në zarf të paktën 800 milionë euro, jo 600. Këtë e ka vërtetuar auditi”, ka deklaruar Berisha. Ai ka shtuar se, pas ikjes së CEZ u la një takim në Vjenë për të gjetur një zgjidhje me pajtim. “Edi Rama kontraktoi kompanitë e përfaqësimit dhe çfarë ndodhi, qeveria shqiptare i fshehu publikut rezultatet”.