Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino rikthehen bashkë

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë kthyer së bashku dhe nuk e fshehin më këtë fakt.

Përkundrazi çifti ka konfirmuar lajmet që qarkullonin në mediat rozë me anë të postimeve në mediat sociale.

Ata publikuan foto nga momentet e tyre së bashku në Marok.

Belen dhe balerini morën me vete në pushime edhe djalin e tyre Santiago.