Belen dhe Stefano i japin fund martesës

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino i kanë dhënë fund martesës dy vjeçare. Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi të përbashkët për shtyp për mediat italiane. “Vlerësimi dhe afeksioni reciprok do të vazhdojnë të mbeten të pandryshuara, ashtu sikurse vullneti i përbashkët për të patur një raport miqësor, edhe në interes të djalit”, shkruhet në deklaratë. Ky lajm i papritur vjen vetëm pak ditë pasi Stefano dhe Belen u shfaqën krah njëri – tjetrit duke zbuluruar pemën e Krishtlindjeve, sëbashku me të birin 2 – vjeçar, që linte të nënkuptohej se gjërat shkonin për mrekulli.