Befason “Marvel”, një serial rreth heroit Hawkeye

Surprizat e “Marvel” nuk mbarojnë kurrë. Pas Scarlet Witch dhe Loki, një tjetër “Avengers” do të nisë rrugëtimin e ekranit të vogël. Bëhet fjalë për Clint Barton, alias Hawkeye, i cili do të ketë një serial të dedikuar në platformën streaming “Disney”.

Dimë që prej kohesh “Marvel Studios” po punon për një projekt rreth Hawkeye dhe deri tani të gjithë mendonin për një film të tij, por tani harkëtari Jeremy Renner do të bëhet protagonist i një seriali televiziv që ngjarjet do të zhvillohen pas ngjarjeve të “Avenges 4”.