Bebe Rexha vlerësohet me dy çmime në BMI Awards

Ylli i muzikës pop Bebe Rexha është vlerësuar sërish me çmime për punën e saj të madhe në industrinë muzikore.
Ajo rrëmbeu çmimin “Most performed pop song” dhe “Song of the year” për këngën e saj ‘Meant to be’ në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
‘Meant to be’ ka arritur 765 milionë klikime në YouTube.
Këngëtarja ndau me fansat momente nga marrja e çmimeve.