Bebe Rexha rrëmben një tjetër çmim

Mbrëmjen e djeshme Bebe Rexha arriti të rrëmbente një çmim mjaft të rëndësishëm në eventin e “iHeartRadio Music Awards”. Mes emrave të tjerë të njohur, Bebe Rexha u shpall fituese në kategorinë “Kënga më mirë e muzikës country” me “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Pasi mori trofeun, Bebe u shfaq shumë e lumtur për këtë arritje të radhës në karrierën e saj.