Bebe Rexha organizon “Women in Harmony”

Bebe Rexha dhe Rita Ora publikuan një fotografi së bashku, përmes së cilës treguan se iu bashkuan mbrëmjes “Women in Harmiony”, në Casa Cruz në Londër, Angli.

Bebe e organizoi këtë darkë në fillim të këtij viti si një mënyrë që këngëtaret të bashkoheshin dhe të kishin një hapësirë të sigurt për t’iu bashkuar tregut.

Ajo ndërmori iniciativën për të organizuar këtë mbrëmje, pasi një studim zbuloi se gratë përbënin vetëm 16.8% të artistëve në tabelat botërore.