Bebe Rexha, kërcim sensual në ditëlindjen e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e saj të 28-të. Me këtë rast ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.Në këtë ditë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ka vendosur t’i befasojë fansat me një video të publikuar në InstaStory.E veshur në të bardhë dhe me flokë të shkurtra, këngëtarja ka bërë një kërcim mjaft sensual për fansat e saj.“Është ditëlindja ime”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e videos, duke lënë të kuptohet se ka kaluar një ditë vërtet të veçantë.