Bebe Rexha demaskon futbollistin e martuar që e ngacmon

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha vetëm pak orë më parë ka bërë një sërë postimesh në historinë e Instagram-it duke demaskuar një futbollist që e ngacmon.

Fillimisht ajo ka treguar ngjarjen duke u rrëfyer ndjekësve të saj se personi në fjalë është i martuar dhe ka 3 fëmijë. Sipas saj njerëz të tillë janë tradhëtarë dhe nuk bëjnë asgjë tjetër veçse të harxhojnë kohën.

Më pas ajo ka publikuar mesazhet private që ai i dërgonte duke mos zbuluar emrin por duke theksuar se ky person zhduket dhe shfaqet vazhdimisht në jetën e saj.

“Ti je i martuar me 3 fëmijë. Bëhu një shembull i mirë për ta. Shko luaj futboll siç ti di dhe më lër të qetë” ,-i drejtohet ajo me një tjetër shkrim.