Bebe Rexha bën twerk në skenë (video)

Bebe Rexha, një prej këngëtareve më të njohura në botë i ka habitur të gjithë me lëvizjet e saj provokuese në skenë.

E veshur me të bardha, ajo bën kërcimin e njohur ‘Twerk’ me yllin që ka fituar Grammy, Ashanti. 27-vjeçarja shqiptare ka arritur të tërheqë vëmendjen e fansave, të cilët kanë reaguar mirë për këtë çmenduri të saj. Ndërkohë ajo po bën turneun e saj muzikor në disa vende të ndryshme të Amerikës.

Së fundmi, Bebe ka publikuar këngën e saj të fundit ‘Fuck fake friends’ në bashkëpunim me G-Eazy.

Back to back with @ashanti

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on