Bebe Rexha arrin 6 milionë ndjekës në Instagram, ja çfarë bën nga gëzimi

Bebe Rexha ka arritur një tjetër sukses, por këtë herë nuk bëhet fjalëpër karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka arritur plot 6 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Bebe ka festuar lajmin e bukur për të duke u hedhur në pishinë me rroba.

29-vjeçarja ka publikuar një video ndërsa feston momentin dhe në sfond dëgjohet kënga e saj e fundit “I’m a mess”

“6 milionë ndjekës. Ju falenderoj shumë,”-shkruajti ajo.