Basha: Të dorëhiqet Meta, i dyshuar për marrje ryshfeti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp pasditen e kësaj të enjteje për të denoncuar një akt korrupsioni të kryer, sipas tij, nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në bashkëqeverisje me PS-në. Lulzim Basha ka akuzuar Metën se ka marrë ryshfet nga një person i arrestuar më parë për korrupsion, duke deklaruar edhe se firma e mikut të kreut të Kuvendit ka përfituar miliona euro.Basha ka kërkuar nisjen e hetimeve për të zbuluar atë që, sipas tij, mund të rezultojë si skema më e madhe e korrupsionit në vend.