Basha: Pr/buxheti i vitit të ardhshëm, dëshmi e përkeqësimit të ekonomisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Konventën e 16-të të Forumit Rinor të PD-së. Pr.buxheti i vitit të ardhshëm, tha Basha, është një dëshmi e qartë se asgjë nuk përmirësohet vitin që vjen, dhe ftoj të gjithë në protestë më 8 dhjetor.“Projektbuxheti i vitit të ardhshëm është dëshmi e qartë se asgjë nuk do të përmirësohet, vetëm përkeqësohet në vitin që vjen. Ne e kemi në dorë ta ndalim këtë të keqe dhe ne do ta ndalim. 8 dhjetori po afron. Ta marrim këtë energji të të rinjve dhe ta sjellim në Tiranë para byrosë së Edi Ramës dhe t’i themi ne e kemi në dorë tani dhe ne do të vendosim”, është shprehur Basha.