Basha: Për fermerët, vetëm taksë mbi tokën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me fermerët e Petovës në Fier, ku u njoh me shqetësimet e fermerëve që lidhen me çmimin e lartë të plehrave kimikë, mungesën e subvencioneve, mungesën e investimeve në kanalet kulluese dhe vaditëse, si dhe mungesën e tregut. Basha ka bërë të ditur se fshatarët do të paguajnë vetëm një taksë, atë të pronës dhe ka theksuar se të gjitha paratë që do të mblidhen nga taksa e pronës do të shkojnë për investime në kanale kulluese dhe vaditëse.