Basha: PD-ja e gatshme për betejë frontale me krimin dhe korrupsionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e mërkurë, tha prerë se “PD-ja nuk bën koalicion për karriken, por është e gatshme për betejë frontale me krimin dhe korrupsionin pa asnjë kompromis”.Duke u ndalur në gjendjen ekonomike të vendit, Basha deklaroi se shifrat tregojnë se mungojnë 134 milionë dollarë nga doganat dhe tatimet, por kryeministri Edi Rama hesht pasi ka bërë pakt me kontrabandistët. Më tej, kreu i opozitës prezantoi edhe platformën e partisë së tij për daljen nga kriza  në themel të së cilës qëndron një ekonomi transparente dhe jo një ekonomi monopolesh dhe kontrabandistësh; një taksë që do të jetë më e ulta në Ballkan; një dalje nga rekordi i çmimeve më të larta të naftës në rajon dhe ulja e çmimit të energjisë”.