Basha në forumin për lirinë ekonomike: Maxhoranca, tendenca të forta totalitarizmi

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha ndonëse taksat dhe akciza janë rritur, paratë nuk përfundojnë në arkën e shtetit, por në xhepat e qeveritarëve. Duke folur në Forumin për Lirinë Ekonomike, Basha tha se kjo maxhorancë ka tendenca të forta të totalitarizmit.“Kjo maxhorancë na ka çuditur, u ka besuar privatëve kontrata koncesionare në shëndetësi. Kjo maxhorancë ka aq besim te vetja sa çdo gjë ia beson partneritetit privat”, vijoi ai.