Basha: Lufta kundër informalitetit godet biznesin e vogël

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference për shtyp deklaroi se Lufta kundër informaliteti po godet më tepër biznesin e vogël, dhe po pasuron ministrat. Ai akuzoi qeverinë se emërimet në tatime janë bërë vetëm për të mbushur xhepat e shefave. Basha beri thirrje që qytetarët të bashkohen në protesta, për të shporrur qeverinë dhe Kryeministrin, të cilin e cilësoi si kryehajdutin me çizme.