Basha: Kusht edhe dorëheqja e Metës

Krahas kërkesës në Gjykatën Kushtetuese dhe projektligjit për një hetim ndërkombëtar, Partia Demokratike do të vazhdojë të ketë si kusht të sajin dorëheqjen e Ilir Metës, për të kryer një hetim të pavarur.“Meta deklaroi dje se është në favor të hetimit ndërkombëtar. Do të ketë mundësinë të aprovojë ose të demaskohet si një manovër për t’i shpëtuar hetimit. Një gjë është e qartë, ne do t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund. Shqiptarë meritojnë kthimine parave, nxjerrjen para drejtësisë të kumbarëve të krimit.”, tha z. Basha.