Basha: Ekonomia po tkurret, biznesi i ndershëm drejt falimentimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se ekonomia e vendit po pëson tkurrje. Sipas tij, shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë konfirmuan se kreditimi i ekonomisë në korrik 2016 ra 0.3% krahasuar me një vit më parë.
Më tej në shkrimin e tij Basha shkruan se ekonomia e biznesi i ndershëm është drejt falimentimit sepse sipas tij të gjithë tenderët, koncesionet, pasuritë e paratë e shqiptarëve i marrin një grusht oligarkësh, që janë fitues të paracaktuar si miq të Ramës.