Basha: Droga, projekti i Edi Ramës për të blerë pushtetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me drejtues të strukturave në Mat, ku u njoh me shqetësimin e banorëve për kultivimin e drogës dhe shfrytëzimin e banorëve si skllevër në kampet e saj.Nga ana e tij, Basha tha se, kjo situatë është pasojë direkte e inkriminimit të shtetit. Ai tha se, kriminelët dhe trafikantët kryeministri i futi në Parlament dhe administratë dhe pasi u hapi rrugët e drogës, qytetarëve u la si zgjidhje vetëm varfërinë dhe emigracionin.“I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish, por nuk u mjaftuan. I bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtorë krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga”, tha Basha. Sipas tij, mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës.