Basha: 160 milionë dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion në 7 muaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Facebook dy grafikë, ku shpjegon se këto janë shifrat e Ministrisë së Financave që tregojnë zhdukjen e 160 milionë dollarëve. “Ja të dhënat e Ministrisë së Financave që u fshihet Rama. 160 milionë dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion në vetëm 7 muaj”, shkruan z. Basha duke shpjeguar garafikët e publikuar.