Bar Rafaeli i jep fund beqarisë

Supermodelja izraelite Bar Rafaeli i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me biznesmenin Adi Ezra. Me anë të llogarisë Instagram ajo ka njoftuar se do të martohet. Çifti ka organizuar një ceremoni mahnitëse në Izrael, ku kanë qenë të pranishëm 300 miqtë më të ngushtë përfshirë këtu anëtarët e familjes sëbashku me disa personazhe publik të botës së ShowBizit. Nusja zgjodhi që në këtë ditë të veçantë të veshë një fustan super të bukur të Chloe.