Bamirësit “Metallica”, ndihmojnë fëmijët e sëmurë

“Metallica” organizuan një koncert, me të gjitha biletat e shitura, në “Arena Na?ional?”, në Bukuresht, dhe vendosën të vlerësonin dashurinë e fansave, duke dhuruar 250 mijë euro për ndërtimin e të parit spital pediatrik të onkologjisë dhe radioterapisë në Rumani.
“Me ndihmën tuaj dhe sponsorizimin e “Mastercard”, dhuruam 250 mijë euro për shoqatën “Daruieste Viata” (The Give Life Association)”, -lexohet në profilin “Facebook” të grupit.
“Një falënderim i sinqertë për të gjithë ata që ishin të pranishëm në koncert #MetInBucarest: na ndihmuan të mbyllnin këtë etapë europiane me një sukses të madh. Me ndihmën tuaj dhe sponsorizimin e “Mastercard” morëm pjesë në nismën #NoiFacemUnSpital të “Daruieste Viata (The Give Life Association)” me një donacion prej 250.000 eurosh, për të ndërtuar të parin spital pediatrik të onkologjisë dhe radioterapisë në Rumani. #MetallicaGivesBack #AËMH”.