Balena “zbutet” dhe nis lojën me ekuipazhin e varkës

Skena të pazakonta vijnë nga Oqeani Arktik. Një balenë beluga është parë duke luajtur regbi me një nga pjesëtarët e ekuipazhit të një varke të Afrikës së Jugut.

Gjitari shihet teksa kap topin e hedhur në det nga pjesëtari i ekuipazhit dhe më pas e dorëzon sërish tek ai. Balena shihet mjaft i lumtur për lojën e regbi, që sipas përdoruesve të “Facebook” po feston fitoren historike të Afrikës së Jugut në Kupën e Botës të Regbi.

“Balena Beluga duke festuar fitoren e Springboks diku afër Polit të Jugut!, ” shkruan, Alon Koëen, i cili shpërndau videon.

Afrika e Jugut fitoi titullin e tyre të tretë në Kupën e Botës në regbi, ku befasoi Anglinë me rezultatin 32-12 në finale në “Yokohama Stadium” në Japoni.

Beluga Whale celebrating the Springboks victory somewhere close to the South Pole ! Spot the Cape Town build Gemini Craft and the South African accents !??? ?? ?? ??

Posted by Alon Kowen on Wednesday, November 6, 2019