Bale bën gati valixhet, largimin e konfirmon Zidane

Gareth Bale është shumë pranë largimit nga Real Madrid. Uellsiani nuk u aktivizua në ndeshjen kundër Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për parasezonalet.

Edhe trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane e ka konfirmuar largimin e 30 vjeçarit.

Zidane u shpreh se largimi i Bale është në të mirë të të dyja palëve. “ Ne shpresojmë që ai të lëvizë së shpejti. Do të ishte mirë për të dyja palët. Ne jemi duke punuar në transferimin e tij tek një klub tjetër. Nuk kam asgjë personale me të, por ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë”- tha Zidane.

Për Bale ka disa oferta, ku kryesorët janë nga Premier League. Manchester United është një opsion. ‘Djajtë e kuq’ e kanë kërkuar prej 3 vitesh 30 vjeçarin. Një opsion është edhe kthimi tek Totteham.

Nga Bundesliga Bayern Munich kërkon uellsianin si zëvendësues të hollandezit Arjen Robben.

Oferta ka edhe nga Liga Kineze. Gareth Bale ka edhe 3 vite kontratë me Real Madrid. Ai erdhi në Madrid në vitin 2013 për 100 milion euro, në atë kohë u bë lojtari më i shtrenjtë. Pas sezoit të parë Bale vuajti shpesh nga dëmtimet të cilat bënë që ai të humbiste edhe vendin e titullarit përballë Iscos, Asensios dhe Lucas Vasquez.

Me Real Madrid Bale ka fituar 4 Champions League, 1 Copa Del Rey ku ishte protagosnit në golin e fitores, 1 La Liga, 3 Super Kupa Europe dhe 4 Kupa Bote për klube.