Bafta Film Awards 2019, ‘The Favourite’ siguron fronin me 7 çmime

The Favourite ka dominuar çmimet e British Academy Film Awards mbrëmjen e së dielës (10 shkurt). Filmi ka siguruar shtatë çmime nga 12 nominime.

Olivia Colman mori çmimin ‘Aktorja më e mirë’ ndërsa Rachel Weisz çmimin ‘Aktorja më e mirë mbështetëse’.

Filmi meksikan Roma fitoi “Filmi më i mirë’ dhe Rami Malek mori çmimin ‘Aktori më i mirë’ për rolin e Freddie Mercury në Rhapsody Bohem.