“Bad Boys For Life”, do të jetë çmenduri. E thotë Will Smith

Me një foto në shoqërinë e Martin Lawrence, e publikuar në faqen e “Instagram”-it, Will Smith njoftoi nisjen e xhirimeve të “Bad Boys For Life”, kapitulli i tretë i aventurave të agjentëve Mike Lowrey e Marcus Burnett.

“Më 14 janar nisin xhirimet. Kemi parë bashkë “Bad Boys 1, 2” këtë fundjavë. Do të jetë një çmenduri e vërtetë”. Kështu shkroi aktori në përshkrimin që shoqëronte foton.

Sipas “Production Weekly”, “Bad Boys 3” do të fokusohet te policia e Majemit dhe te tentativa e njësisë speciale për të kapur Armando Armas (Jacob Scipio), bosi i një karteli droge.

Në kastin e aktorëve do të jenë edhe Joe Pantoliano, Vanessa Hudgens, Alexander Ludwig, Charles Melton, Jacob Scipio dhe Paola Núñez.

Saga nisi në vitin 1995, me regji të Michael Bay, film që arkëtoi mbi 140 milionë dollarë, me një buxhet prej 19 milionësh. Vazhdimi i vitit 2003, sërish nën drejtimin e Bay, me një 130 milionë dollarësh, arkëtoi 273 milionë.