Avokatët paralajmërojnë Justin Bieber që të mbrojë pasurinë 250 milion dollarëshe, pas martesës

Martesa mes Justin Bieber dhe modeles Hailey Baldwin ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit nga mediat rozë.
Të gjithë menduan se ato janë martuar në një ceremoni të fshehtë, por kjo gjë nuk është konfirmuar akoma nga çifti.
Mirëpo çështja është bërë tepër serioze dhe tepër ligjore, para se ata ta ndjejnë veten vërtetë të martuar.
Pas lajmeve se çifti u martua në gjykatën e New York, menjëherë duket se avokatët e këngëtarit kanë ‘përveshur’ mëngët dhe kanë hartuat kontratën e martesës.
“TMZ” raporton se ekipi i këngëtarit e ka këshilluar atë të bëjë gati dokumentet për të mbrojtur pasurinë e tij 250 milionë dollarëshe, para se të martohet me Hailey-n, e cila mendohet të ketë një pasuri rreth 2 milionë dollarë.
Raporti pretendon se marrëveshja është gati të nënshkruhet, dhe çifti nuk do të martohet derisa të gjitha dokumentet të jenë në rregull.
Pavarësisht se Justin dhe Hailey, i kanë marrë seriozisht zotimet e tyre, në sajë të pikëpamjeve fetare, mendohet se ata kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshjen.