Avokatët e Shullazit japin dorëheqjen nga mbrojtja, shtyhet seanca

Avokatët e Emiljano Shullazit kanë dhënë sot dorëheqjen nga mbrojtja, duke refuzuar kështu çështjen në fjalë. Duke marrë shkas nga kjo situatë e krijuar, është shtyrë sërish për një datë tjetër seanca për Shullazin.
Emiljano Shullazi ditën e sotme do të ballafaqohej me biznesmenin Ylvi Beqaj, i cili do të dëshmonte në sallën e gjyqit. Sapo ky i fundit ka hyrë në sallë, avokatët u larguan.