Avioni ndërpret fluturimin për shkak të një miu

Një avion që fluturonte nga Mumbai në Londër është detyruar të kthehet mbrapsht në mes të fluturimit, pasi u gjet një mi në bord, raportojnë mediat lokale.Fluturimi AI 131 që shkonte drejt Londrës ishte në qiellin e Iranit kur dikush në bord vërejti brejtësin. Pasagjerët vijuan fluturimin e tyre me një avion zëvendësues pak orë më vonë.