“Avengers” mbretëron, reagimi i Cameron për kalimin e “Avatar”

“Avengers: Endgame” më në fund ia arriti qëllimit për të kaluar “Avatar”, duke u bërë kështu filmi me më shumë arkëtime në historinë e kinemasë në nivel global.
“Avatar” mbretëronte prej 10 vjetësh në krye të klasifikimit, me 2 miliardë e 778 milionë e 92 mijë dollarë. Tani froni i përket filmit të “Marvel”, që e kaloi me disa mijëra dollarë arkëtime.
Me shpirt sportiv, regjisori i “Avatar”, James Cameron, përgëzoi “Avengers” me një postim në “Twitter”, mesazh në gjuhën Na’Vi, e krijuar për popullin e Pandorës.