‘Avengers: Endgame’ 2 miliardë dollarë fitime në kohë rekord

“Avengers: Endgame” ende po vazhdon të dominojë zyrat e shitjes së biletave. Filmi i Marvel ka kaluar shifrën e fitimeve prej 2 miliardë dollarësh në gjithë botën. Ky është filmi i pestë në histori që e arriti këtë.
Filmi ka bërë 2.189 miliardë dollarë në 11 ditë. ‘Avengers: Endgame’ është filmi që ka arritur më shpejt të grumbullojë 2 miliardë dollarë fitime.
Dhe është filmi i dytë më fitimprurës i të gjitha kohërave.
Në film Robert Doëney Jr shkëlqen në rolin e ‘Iron Man’ dhe Chris Evans si ‘Captain America’.
Tani kërkon të thyejë rekordin si filmi më fitimprurës që mbahet nga Avatar.
“Endgame” bëri hapjen më të madhe botërore në historinë e filmit me një fitim të paparë prej 1.2 miliardë dollarësh gjatë fundjavës së kaluar.
Kjo përfshiu edhe një rekord hapje prej 357 milionë dollarësh në Amerikën e Veriut.