Autorja e ‘Harry Potter’ dhuron 20 mln dollarë për kërkimet shkencore lidhur me sklerozën multiple

Autorja e Harry Potter, JK Rowling dhuroi 20 milion dollarë për hulumtime mbi neurologjinë për të nderuar nënën e saj të ndjerë.
Rowling bëri donacionin e konsiderueshëm për kërkime në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë në një qendër që mori emrin e mamasë së saj.
Akti i fundit i filantropes do ndihmojë në krijimin e lehtësive të reja dhe mbështetjen e kërkimeve në Anne Rowling Regenerative Neurology Clinic në Universitetin e Edinburgh, Skoci, për lehtësimin e jetës për njerëzit me sklerozë të shumëfishtë (MS) dhe kushte të ngjashme.
Nëna e autores vuante nga sëmundja dhe vdiq në moshën 45 vjeçare.
Dhurimi i rradhës vjen pasi donacionit të madh prej të 12 milionë dollarë të Rowling në vitin 2010 që çoi në krijimin e klinikës Anne Rowling në universitet.
Autorja tha se është inkurajuar nga përparimet dhe është krenare që klinika jo vetëm që po bën kërkime të rëndësishme, por gjithashtu ka ofruar mbështetje dhe kujdes për njerëzit me MS.
Klinika studion kushtet neurologjike duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sëmundjen e neuroneve motorike (MND), Parkinson dhe demetian si edhe synon të mbështesë të sëmurët nga sëmundjet që prekin trurin.