Aurela Gaçe ndërsa bën tifo ka edhe një këshillë Jonida Maliqin pak para Eurovizionit

Para se Jonida të performonte këngën “Ktheju Tokës” në një koncert që u mbajt në Spanjë, u transmetua një kolazh me këngëtarët që kanë përfaqësuar Shqipërinë ndër vite.

Performancat e aristëve si Anjeza Shahini, Kejsi Tola, Rona Nishliu, Elhaida Dani, Aurela Gaçe dhe Eugent Bushpepa u shfaqën në monitor në një mini klip të realizuar nga televizion spanjoll.

Aurela Gaçe e cila njihet për natyrën e saj suportuese ndaj kolegëve ka shpërdarë këtë video në llogarinë e saj në Instagram, ku shpreh emocionet e saj për këtë eksperiencë dhe i drejton disa bkëshilla, Jonidës:

“Sërish emocione nga Eurovision-i. Madridi dhe televizioni spanjoll kishte përgatitur këtë kartolinë që parapriu performancën e Jonidës! E lumtur që gjeta veten mes kolegëve, në atë që është një eksperiencë e madhe mes trysnisë në Shqipëri dhe dashurisë pa limit me fansat e vërtetë të Shqipes sonë e atyre ndërkombëtarë! Kam parë videot e Jonidës në turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut ‘Feel the Passion’. Në ka diçka që ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim është dashuria që merr atje, kudo! Jonida Maliqi e dashur, në fund të eksperiencës, edhe mbas shume viteve, do të të ngelet shija e bukur e dashurisë që po merr . Ta kam thënë që në fillim, shijoje çdo sekondë. Me vendin tënd mbi shpatulla, gjithmonë e fortë”.

Sigurisht Jonida Maliqi është ndjerë tepër e vlerësuar, pas një dedikimi të tillë dhe nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje.

“ Ti je e rrallë, për mos të thënë Unike. Faleminderit me zemër. Krenare kur shihja artistet ndër vite pak minuta para debutimit tim. Të dua”.-shkruan këngëtarja nën postimine publikuar nga Aurela.

View this post on Instagram

???? Serish emocione nga Eurovision-i? Madridi dhe televizioni spanjoll kishte pergatitur kete kartoline qe parapriu performancen e Jonides! E lumtur qe gjeta veten mes kolegeve, ne ate qe eshte nje eksperience e madhe mes trysnise ne Shqiperi dhe dashurise pa limit me fansat e vertete te Shqipes tone e atyre nderkombetare! Kam pare videot e Jonides ne turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut 'Feel the Passion'. Ne ka dicka qe ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim eshte dashuria qe merr atje, kudo! @jonidamaliqi e dashur, ne fund te eksperineces, edhe mbas shume viteve, do te te ngelet shija e bukur e dashurise qe po merr . Ta kam thene qe ne fillim, shijoje cdo sekonde . Me vendin tend mbi shpatulla ,gjithmone e forte ??

A post shared by E pasur jam, se ty të kam (@aurelagaceofficial) on