Auditi i KLSH: 3.2 mld lekë dëm buxhetit në 4 muaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se administrata publike u shkaktoi taksapaguesve 3.2 miliardë lekë ose 26 milionë dollarë dëme në katër muajt e parë të vitit. Buletini i sapopublikuar i Auditit përfshin periudhën janar-prill të këtij viti. KLSH thotë se pjesa më e madhe e këtij dëmi, rreth 1.9 miliardë lekësh vjen nga mosarkëtimi korrekt i të ardhurave që duhet të shkonin në arkën publike, ose nga abuzimi me shpenzimet e kryera nga administrata, ndërsa pjesa e mbetur lidhet me shkelje të disiplinës financiare, të cilat kanë patur ndikimin negativ në performancën financiare të institucioneve të audituara.