Atentati ndaj prokurorit: Kejvina Kthella u mbajt 10 orë në pyetje në Prokurori

Ditën e djeshme u mësua se Kejvina Kthella, ishte shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Shkozet.

Velina dyshohet të ketë lidhje me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka tha se vajza e showbiz-it e shoqëruar në polici (Kejvina Kthella), është mbajtur 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një person që mund të ketë informacione për lëvizjet e Rrajës.

“Vajza e showbizit është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë. Është marrë në pyetje në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes apo për lëvizjet dhe aktivitetin e shtetasit Redjan Rraja përgjatë datës 1 nëntor të vitit 2019”.

Dje u tha gjithashtu se Kejvinës i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga hetimet të merren vesh informacione të tjera në lidhje me veprimet e 34-vjeçarit Rraja.

Gazetari tha gjithashtu se në Karbunarë të Lushnjës po kryhen kontrolle intensive nga policia lidhur me hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor.