Asnjë i lënduar nga zjarri në skenën e Tomorrowland, por fansat mbetën të zhgënjyer

Nuk ka dyshim se koncertet muzikore kanë si qëllim që të ndezin mbrëmjen, por jo kështu siç ndodhi në Spanjë.

Më shumë se 22 mijë njerëz u evakuuan, nga një festival që po zhvillohej në afërsi të Barcelonës, pasi flakët e fuqishme përfshinë pjesën më të madhe të skenës kryesore.

Fotot dhe videot e postuara në mediet sociale tregojnë mjaft qartë kaosin që shpërtheu, pasi zjarri pushtoi skenën dhe bëri që me mijëra t’ia mbathin me vrap.

Famirësisht, asnjë i person nuk është lënduar, falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë së festivalit. Organizatorët e këtij të fundit thanë se zjarri u shkaktua nga një defekt teknik, pa sqaruar më tej, sqarime që me siguri janë duke ua dhënë policisë.

Ndërkohë, fansat e shumtë të koncertit shprehën zhgënjimin e tyre për shfaqjen e humbur, ku do të dëgjonin artistë si DJ Steve Aoki, DJ Ingrosso dhe Afrojack si dhe për mosdëmshpërblimin e biletave të tyre.