Arti në zi! Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

Bota e artit dhe jo vetëm është në zi pas lajmit të ndarjes nga jeta të Sulejman Dibrës. Aktori i njohur në filmin “Nëntori i dytë” humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak në moshën 75-vjeçare.

Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në Shkodër për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj. Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë ishte ai i Partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”.