Arti në zi, ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës

Aktori i mirënjohur i humorit, Muhamet Lika, është ndarë sot nga jeta në moshën 65 vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës. Pjesë e grupit të njohur dhe shumë të dashur për publikun, parodistët e Vlorës, Lika ka bërë për vete publikun me qindra role dhe skeçe.
Aktori i njohur ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën
Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve ne itali por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte.