Arrestohet këngëtari i famshëm, Chris Brown

Këngëtari i famshëm Chris Brown është arrestuar për një akuzë kriminale dhe është dërguar në burgun e County Palm Beach. Ai po performonte në mes të turmës në një koncert në Florida kur u shfaq policia.
Zëdhënësja e një sherifi tha se artisti pagoi lirimin me kusht për 2,000 dollarë, por nuk u bë e ditur asnjë detaj tjetër në lidhje me akuzat.
Kjo nuk është hera e parë që Chris Brown përfundoi pas hekurave pasi në 2009, e dashura e tij Rihanna e akuzoi për dhunë fizikë. Më pas në 2016 u arrestua për sulm me armë. Momentalisht është në mes të turneut “Heartbreak On a Full Moon”.