Arrestohet gabimisht Stromae

Stromae është arrestuar nga policia gjermane në aeroportin e Dyseldorfit, pasi oficerët e kishin ngatërruar me një emigrant të paligjshëm etiopian.Artisti belg tentoi t’i shpjegonte policëve se kush ishte, por pa sukses, pasi nuk mund të fliste gjuhën gjermane, ndaj e gjeti veten mes klandestinëve të tjerë në bordin e avionit. Oficerët e policisë gjermane që kanë kryer këtë gabim, kanë deklaruar më pas se ata thjesht kishin bërë punën e tyre dhe se nuk e kishin njohur artistin.