Arrestohet babai i Lionel Messi-t

Babai i futbollistit te famshëm Lionel Messi, Jorge aksidentoi një çiklist me makinën e tij në Argjentinë. Djaloshi 24-vjeçari, i paidentifikuar, për një moment kishte humbur vetëdijen pas përplasjes në një kryqëzim në qytetin e Rosarios.Derisa djaloshi u dërgua në spital, policia e dërgoi babanë e lojtarit të Barcelonës në një stacion të policisë aty pranë, ku pas disa orëve u lejua të largohet ndërsa hetimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.