Arrestohen 22 azilkërkues shqiptarë në Gjermani, vidhnin banesa

Të paktën 22 azilantë shqiptarë janë arrestuar dhe dërguar në komisariat nga policia e Lindenit në Gjermani, pas dyshimeve për një sërë vjedhjesh në banesat e zonës.Të dyshuarit kryesorë mbeten tre persona nga të cilët vetëm njëri ka pranuar edhe disa vjedhje të kryera dhe tani bashkë me të tjerët është në pritje të dënimit.Nga hetimet paraprake policia konstatoi indicje që të çonin në kampin e azilkërkuesve.