“Arrest me burg” për Sokol Burhamajn

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për një prej shtetasve të arrestuar pak ditë më parë në Shqipëri, Sokol Burhamaj, gjatë operacionit të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe homologëve italianë.Shtetasi Sokol Burhama,dyshohet të ketë pasur rol kryesor në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës, së bashku me dy vëllezërit e tij Neko dhe Fatos Burhamaj. Ai akuzohet “trafik ndërkombëtar droge të kryer në bashkëpunim”.