Arnold Schwarzenegger fillon xhirimet e “Terminator 6”

Në “Terminator 6”, Arnold Schwarzenegger do të vërë sërish syzet e tij të diellit për rolin e T-800, ndërsa Linda Hamilton do të rikthehet si Sarah Connor. James Cameron i ka marrë vetë përsipër të gjitha, është krijuesi i filmit, skenarist dhe producent i këtij kapitulli të ri.Me regji të Tim Miller, “Terminator 6” pritet të dalë në vitin 2019 dhe do ta rinisë historinë nga “Terminator 2”, duke injoruar komplet tre filmat pasues. Tani, Arnold Schwarzenegger zbuloi se ka nisur xhirimet e këtij projekti të shumëpritur nga fansat.