Arnold Schwarzenegger është këtu çdo vit, në të njëjtin vend në të njëjtën kohë

Arnold Schwarzenegger nuk ka munguar asnjëherë në “Oktoberfest” në Munich, dhe sigurisht është bërë edhe këtë vit pjesë e festes më të madhe të birrës në botë. 70 vjeçari me origjinë austriake duket i lumtur teksa është në shoqërine e të dashurës së tij Heather Milligan. Pavarësisht kësaj, ai nuk ka ngurruar të bëjë foto me dy vajza të reja që gjendeshin aty të veshura me kostume tradicionale. Ndërkohë aktori po planifikon një ribashkim të kastit të vjetër të Terminator për të xhiruar sërish filmin, nën regjinë e James Cameron, producentit të dy filmave të parë Terminator në vitet 1984 dhe 1991.