Arnold Schwarzenegger, 1.5 milionë pound për një reklamë

Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger do të paguhet 1.5 milionë paund për një spot publicitar  për bankën PPI në televizionet britanike.

Kjo tarifë kaq e madhe do të jepet për aktorin vetëm për zërin e tij. Ai do të imitojë një skenë nga film ii tij klasik i vitit 1990 Total Recall, raporton the Sun. Reklama do të publikohet në muajin gusht.

69-vjeçari më parë ka bërë një reklamë për Compare The Market.