Arilena, këngë për të atin që nuk jeton më

Ka vendosur që ta përjetësojë në një këngë, kujtimin e të atit që nuk jeton më. Këngëtarja Arilena Ara sapo ka publikuar klipin e saj më të ri me titullin “Vegim”, një baladë e ndjerë, me tekst nga Timo Floko, ku veç ndjenjës, dallohet dhe një zë i bukur dhe potent. Këngëtarja vjen tërësisht ndryshe nga këngët e saj të mëparshme, por është mirëprituar shumë nga fansat e saj.